Policia e Përmetit, apel qytetarëve: Ose dilni në protestë, ose do dalim me shkopinj rrugëve të qytetit e do ju rrahim

Policia e Përmetit duket se e ka humbur durimin me qytetarët që nuk dalin në protestë.
Ata ju kanë bërë apel qytetarëve që të dalin në protestë, ndryshe do të detyrohen të marrin masa të ashpra.
Burimet tona thonë se shefi i Komisariatit ka dhënë urdhër, që nëse qytetarët nuk dalin në protestë, policët do lëshohen me shkopinj gome nëpër rrugët e qytetit dhe do rrahin kush iu del para.
“Duam shpërblimin 2.5 mijë euro, kemi halle.
Nuk mbyllet muaji me 80 apo 90 mijë lekë që marrim rrogë”, tha një punonjës policie, që nuk donte të indentifikohej.
Policët janë të vendosur për të marrë shpërblimin, ndaj iu kanë lënë afat qytetarëve 24 orë kohë për të dalë në protestë.
Në të kundër pastaj, do dalin rrugëve dhe do godasin kush iu del para, në mënyrë që të nisë protesta edhe në Përmet!(Thuaje.al)





