Aktualitet

Gazetari su*mon Grida Dumën dhe Lori Hoxhën: Të hënën jeni në SPAK, për lidhjet e Top Channel me Ergys Agasin

Çim Peka ka sulmuar Top Channel dhe figurat kryesore të saj, pas një njoftimi të këtij televizioni, se kishte anulluar festën për 25 vjetorin e krijimit.

“Anulimi i një feste nuk është sakrificë kombëtare. As ndërprerja e një spektakli nuk është certifikatë solidariteti.

Respekti për protestuesit matet me hapësirën që u jep zërit të tyre, me pyetjet që i bën pushtetit dhe me të vërtetat që pranon të transmetosh.

Këtu fillon prova për Top Channel. Nëse ndryshon vetëm programacioni, ndërsa qëndrimi editorial mbetet po ai, atëherë publiku po sheh një operacion imazhi.

Por kur zemërimi në rrugë trajtohet si krizë marrëdhëniesh me publikun, ketu kemi perseri “griderim, regjim dhe krim”

Dhuna ndaj bizneseve te Top-Channel nuk fiton legjitimitet nga zemërimi. Por as Top-Channel nuk fiton besueshmëri duke e reklamuar një mbrëmje pa muzikë si akt heroizmi.

Solidariteti kushton kur të detyron t’i kërkosh llogari pushtetit. Anulimi i festës është pjesa e lehtë, dhe, sidomos kur kjo lidhet me humorin pa humor te Lorit qe do te jete te hene ne SPAK per lidhjet e Top-Channel me Ergys Agasin.

Protesta nuk ka nevojë t’i ndalni të qeshurat. Ka nevojë të mos i mbytni zërin”, shkruan ai./thuaje.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button