Artan Hoxha: Policia i tha Kuvendit “nuk të mbroj dot”, deputetët u larguan nga frika

Gazetari Artan Hoxha deklaron se situata e krijuar nga protestat ka arritur në një pikë ku, sipas tij, edhe institucionet shtetërore nuk ndihen të sigurta. I ftuar në një emisionin televiziv Hoxha tha se, Drejtori i Policisë së Shtetit i kishte kërkuar kryetarit të Kuvendit të mos e mblidhte Parlamentin, pasi policia nuk mund ta garantonte mbrojtjen e tij.
Gazetari theksoi se, sipas tij, mesazhi i policisë ishte i qartë edhe për institucionin që përfaqëson shumicën parlamentare.
Ai tregoi se deputetët ishin mbledhur më herët, por ishin larguar nga frika kur morën informacion se protestuesit po afroheshin aty.
Sipas Hoxhës, deputetëve u ishte komunikuar të largoheshin sa më shpejt, pasi ekzistonte frika se mund të mbeteshin të bllokuar brenda godinës së Kuvendit.
‘Ti sot nuk u ke lënë rrugë tjetër. Kryeministri i vendit i fshehur si skuth, ka dalë sot në pikë të mëngjesit, në gjashtë të mëngjesit, ka bërë ato dy videot atje dhe e ka futur kokën si struci, është zhdukur, nuk dihet ku është.
Keni parë ju sot ndonjë ministër në detyrë të dali dhe të flasi çfarë bën mileti? Ai pa deputetët aty që ikën si miq, në mëngjes, si miq mo. U thanë që djema mos e mblidhni kuvendin se nuk e mbron dot njeri.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ia ka bërë të qartë që dje kryetarit të Kuvendit, mos e mblidh parlamentin se nuk të mbroj dot, nuk të mbroj dot. Policia e këtij shteti ia bën të qartë kuvendit të këtij shteti, të 84 mandateve që ka ai zotëria atje dhe ajo burrnesha, i ka thënë, nuk të mbroj dot, dili për zot vetes.
Ata e provuan njëherë, u mblodhën, dhe në orën 9:00 kur erdhën të gjithë sinjalet që po vjen Kamza, Bathorja, po vjen Fresku, po vjen Kombinati, po vjen Selita, ia futën vrapit. U thanë ikni sa më shpejt se po u ngujuam këtu brenda, u dogjëm si miu.
Tani, ku jemi para një fakti tragjikomik? Pra, ne kemi sot të kapur me zë dhe me figurë kryeministrin e vendit. Thashë, doli si miu në gjashtë të mëngjesit, hodhi një video dhe u zhduk. Është njeriu që i ka dalë për zot atyre bizneseve, pronarëve të objekteve që po digjen atje, dhe u ka thënë që unë jam zoti.
Në fakt, zoti i qytetit dhe i vendit sot, sepse u bashkuan dhe qytetet e tjera me në fund të këtij vendi, ka treguar që është tjetërkush. Kush janë? Janë protestuesit. Nuk është qeveria. Dhe kjo taktikë që po ndjekin protestuesit, që ca e quajnë këtë ‘kjo është metodë, jo po janë turqit, jo po janë serbët, jo po janë grekët, jo po janë iranianët’, kjo është një taktikë e mirëfilltë, një manual i mirëfilltë i mosbindjes civile.
Çfarë ka aty për t’u çuditur? Mosbindja civile kjo është. E provokove miletin, e çove në zgrip, nuk i le asnjë zgjidhje tjetër. Dhe sot thonë s’janë studentë, studentët njoftojnë vetëm orarin ku mblidhen, atje del gjithë qyteti.
Atje ka pensionistë, atje ka adoleshentë, atje ka 45-vjeçarë, ka 50-vjeçarë, ka punonjës të profesioneve të lira. Pra ajo nuk është më një protestë studentësh, ajo është protestë qytetare, ka dalë qyteti. Nuk i ka mbajtur, u ka vajtur thika në asht më.
Po i thotë zotëri, më mirë nëse ti do ta djegësh këtë vend, ne e bëjmë vetë dhe të djegim ty, sesa ti të na çosh dhe të na grabisësh nga mëngjesi në darkë duke na djegur të gjithëve. Sot ata shqiptarë që kanë dalë atje kanë dy rrugë.
O do rezistojnë, o në krye të muajit të bëjnë valixhet gati dhe të ikin nga Shqipëria. Nëse i dorëzohen këtyre furgonave të bardhë që nxjerr ky atje… Këtë po them, mos të kenë frikë nga ata, se s’kanë çfarë u bëjnë.
Mos ia kenë frikën askujt, dhe të vazhdojnë protestën sepse, nëse do t’i lënë kohë siç i lanë në qershor, ai do ta kapi prapë.’, u shpreh gazetari Artan Hoxha.





