ShowBiz
“Ti meriton të…”, mami i Heidit i shkruan mesazh në Instagram, ja si përgjigjet Sara Gjordeni
Ish-banorja e BBV 3 Sara Gjordeni ka postuar në Instastory një mesazh që nëna e Heidit i ka shkruar asaj, pas daljes nga spektakli.
Nëna e Heidit i shkruan Sares se “i vjen keq që doli nga shtëpia sepse i jepte shumë gjallëri”. Madje ajo e uron që të ketë shumë suksese dhe i dërgon përqafime.

Sara nuk ka ngurruar ti përgjigjet me fjalët më të bukura që mund t’i thuash një nëne për fëmijën e saj.
“Ke një vajzë FANTASTIKE! Aq sa njeriun më të shtrenjtë e lash në ‘dorë’ të saj. Emrin e Heidit e kam përmendur në çdo emision si fituese.
U kam thënë publikut të mos e nënvlerësojë.
Të përqafoj fortë dhe të uroj vetëm të mira e që Heidi t’ua gëzojë zemrën”, ishte mesazhi që i ktheu Sara. / Lajmifundit