“Ja pse Shakira iku nga Pique”, Wanda Nara del kundër “Wags”-ave
Wanda Nara është kthyer për të folur për jetën shumë të artë të “Wags” (partnereve të futbollistëve). Sipas argjentinases, partneret e lojtarëve duhet t’i japin kuptim jetës së tyre duke punuar
Shumë prej tyre qëndrojnë në shtëpi duke pritur të dashurin e tyre, me profesionet e tyre të vetme pazaret, të shkojnë në festa dhe të kujdesen për bukurinë e tyre. Janë bosh”,deklaroi Wanda në programin “Olga en vivo”.
Uanda shkon më tej, duke folur konkretisht edhe me emra: “Kjo është arsyeja pse Shakira u nda nga Pike. Gruaja duhet të punojë, duhet të bëjë diçka, nuk them se duhet të jetë e famshme, por ka një mijë gjëra që mund të bëjë. Shakira është një grua e plotësuar”, shton Wanda Nara, duke iu referuar karrierës së Pique, sukses që artistja kolumbiane e zhvilloi edhe para se të fillonte historinë e saj të dashurisë me katalanasin
Unë jam një feministe,” – tha Uanda Nara në fund./OraNews