Life Style

Robert De Niro kujton takimin e parë me Leonardo DiCaprio-n kur ai ishte vetëm 17 vjeç

Robert De Niro së fundmi tregoi takimin e parë me Leonardo DiCaprio-n, i cili asokohe ishte 17 vjeç. De Niro rrëfeu se Di Caprio i bëri mjaft përshtypje gjatë audicioneve. Teksa fliste për revistën People, aktori 80-vjeçar përmendi se Leonardon e kishte takuar për herë të parë gjatë audicioneve për “This Boy’s Life” në vitin 1993.

Leonardo DiCaprio fillimisht bëri një audicion për një rol tjetër, megjithatë, menjëherë pas provës së leximit, Robert iu drejtua producentit Art Linson dhe tha: “Art, ai fëmijë ishte vërtet, ishte interesant”.

Nuk e shtyva. Thjesht thashë: “Ai fëmijë kishte diçka të veçantë”. Më vonë, DiCaprio përfundoi duke luajtur pjesën kryesore të dramës thriller, së bashku me De Niro-n.

Për ata që nuk e njohin, This Boy’s Life ndjek historinë e Tobias Wolff (Leonardo DiCaprio) dhe përvojën e tij me një njerk abuziv.

I vendosur në vitet 1950, filmi fillon me nënën e Tobit që kërkon një burrë të denjë për t’u martuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë për veten dhe Toby-n, më pas përfundon duke gjetur Dwight Hansen (Robert De Niro).

Megjithatë, menjëherë pasi ajo martohet me Dwight, ai shfaq tiparet e tij abuzive. Filmi u drejtua nga Michael Caton-Jones dhe u bazua në kujtimet e Tobias Wolff me të njëjtin emër./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button