Arrestimi i Liamit, pse? Ish-banori: Më shumë duket si lojë e produksionit, pasi kishte rënë shikueshmëria
Liam Osmani, banori i cili hyri në spektaklin ‘Big Brother VIP 3’, është arrestuar nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.
Ai ka hyrë në Shqipëri 10 ditë më parë por sistemi në Rinas s’e ka kapur. Pikëpyetja që ngrihet: Përse nuk u arrestua kur është dënuar dy vite më parë dhe po dy vite më parë prokuroria ka nxjerrë kërkesën për ekzekutimin e vendimit të gjykatës?
Lidhur me këtë çështje Ilir Beqiri, i njohur ndryshe si “Likja” i shoë-t televiziv “Big Brother 6” i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” komentoi arrestimin brenda shtëpisë së produksionit të Liamit.
“Më shumë më duket si një lojë e produksionit, për të krijuar situata, pasi shikueshmëria e edicionit të këtij viti është shumë i ulët dhe duhej diçka spektakolare.
Kjo edhe nga pamjet e arrestimit, kur Liami u shfaq i qetë teksa e shoqëronin.
Sipas avokatit Liami është arrestuar si qytetar shqiptar, ndërkaq që ai është një qytetar gjerman. Ndërsa lidhur me dhunimin e imazhit të tij si qytetar gjerman, edhe avokati e pohoi se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.
Liamit i takon të kthehet në atë shtëpi dhe me çfarë kemi kuptuar deri tani, Liami dhe Jetmiri janë futur që të nivelohej disi loja brenda shtëpisë”, u shpreh ndër të tjera, Ilir Beqiri. / Oranews