Bota
Tërmet i fortë në Turqi, sa ishte magnituda dhe epiqendra
Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme. Tërmeti ka qenë me forcë 4.8, epiqendra ka qenë në Çanakala.
Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik te banorët.
Sipas mediave turke, tërmeti ka rënë rreth orës 21:38 me orën lokale. Tërmeti është ndjerë edhe në provincat përreth si Stamboll, Balıkesir dhe Bursa./albeu