Haradinaj sulmon Kurtin: Ka turpëruar Kosovën, ka dalë nga kontrata me NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sulmoi sërish kryeministri Albin Kurtin duke thënë se ai e ka turpëruar vendin e tij dhe madje ka dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.
Reagimi i Haradinaj, erdhi pas hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, e cila sipas tij rrit sigurinë e Ballkanit.
“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurt, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë.
E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, shkruan Haradinaj./A2 CNN