ShowBiz

“Fëmijë jashtë martese”, Eni Çobani zbulon dramën e çiftit të njohur: Në publik hiqeshin si të lumtur

Juristja Eni Çobani ka rrëfyer një nga rastet më tronditëse me të cilat është përballur gjatë punës së saj si ndërmjetësuese, ku protagonistë ishin dy persona shumë të njohur për publikun.

E ftuar në podcast-in e Grida Dumës, Çobani tregoi se bëhej fjalë për një familje shumë të pasur shqiptare dhe një çift që jashtë shfaqte një marrëdhënie të lumtur, ndërsa brenda shtëpisë, sipas saj, përjetonte një dramë të thellë.

Juristja nuk zbuloi identitetin e personave, por tha se pas mosmarrëveshjeve dhe marrëdhënieve jashtëmartesore, situata kishte arritur deri në ardhjen në jetë të një fëmije jashtë martesës.

Një familje shumë të pasur në Shqipëri, ku unë u ndodha padashur pjesë e ndërmjetësimit të çiftit, ku preka nga afër se çfarë kishte ndodhur në atë familje. Me shumë qetësi më është përcjellë dhe nga bashkëshorti dhe nga bashkëshortja historitë që kishin jetuar edhe pse bashkë në mënyrë të përveçme. Dhe fatkeqësisht bënin sikur nuk dinin, por në fakt ajo dihej sepse kur je në një çati dhe kur mungon me ditë të tëra dhe kur vjen në jetë dhe një fëmijë që nuk ka atësinë e një personi që ti bashkëjeton, ti duhet ta kuptosh që diçka ka ndodhur.

Dhe kjo besoj ka qenë një nga ato rastet tronditëse për të cilën sigurisht mu desh të rrija afër si zonjës dhe zotërisë. Që nuk doli kurrë në publik, pa diskutim. E them këtë si më të fortën sepse emrat e përfshirë janë emra shumë publik dhe të njohur. Dhe kjo sigurisht tek unë solli edhe atë tronditjen brenda vetes për të parë dhe kuptuar që si është e mundur, sepse unë ata i kisha takuar herë pas here si ajo familja që vetëm putheshin dhe përqafoheshin dhe ndërkohë ata kishin një dramë brenda familjes, ku sytë e tyre nuk e shprehnin jashtë, por ata vuanin. Pasuria ishte elementi për të cilin ata nuk do gjenin kurrë qetësi sigurisht arritëm në një zgjidhje.

Situata u çlirua, janë të padivorcuar vazhdojnë në dashuritë e tyre dhe sigurisht që nuk jetojnë fizikisht bashkë, por martesa vazhdon. Traumën më të madhe e përjetonte bashkëshortja, arritja e saj deri në ato pika deri në ardhjen e një fëmije ishte pak në inat të marrëdhënieve të herë pas hershme të bashkëshortit. Pra nuk flasim për një person që kishte vetëm një njeri, por kishte disa dhe kjo çonte ujë në pjesën e gruas e cila vendosi gjithashtu të bënte të njëjtën gjë. Por ardhja e një fëmije e kishte traumatizuar, dhe mos pasja e mundësisë që atësia të ishte e babait sepse sigurisht ai e kishte refuzuar. Ajo pastaj vendosi që ndarjen nuk do ta bëj sepse edhe pasurinë nuk mund ta ndajë me ato njerëz që më sollën mua në atë pikë dhe vazhdon të jetë në atë lidhje”, tha Çobani.

Sipas Çobanit, pavarësisht krizës dhe faktit që bashkëshortët nuk jetojnë më fizikisht së bashku, ata vazhdojnë të jenë të martuar dhe secili ka jetën e tij sentimentale.

Juristja e cilësoi këtë si një nga historitë që e ka tronditur më shumë, veçanërisht për shkak të kontrastit mes imazhit që çifti përcillte në publik dhe problemeve që, sipas rrëfimit të saj, përjetonte larg syve të publikut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button