ShowBiz

Pas 22 vitesh, Drini Zeqo sërish në Top Channel; ja roli që do të ketë

Drini Zeqo rikthehet në Top Channel pas plot 22 vitesh. Gazetari do të jetë një prej figurave kryesore të sezonit të ri të “Për’puthen”, i cili pritet të nisë së shpejti në ekran.

Zeqo do të marrë rolin e opinionistit, ndërsa përkrah tij në këtë pozicion do të jetë Erjola Doçi.

Rikthimi i Drini Zeqos është një prej risive të edicionit të shtatë të programit të dashurisë, i cili këtë sezon prezantohet nën moton “Kapitull i ri”.

Ndryshime do të ketë edhe në drejtimin e programit. Heidi Baci do të jetë moderatorja e re e “Për’puthen”, ndërsa autor i formatit do të jetë gazetari Ronaldo Sharka.

Produksioni ka paralajmëruar gjithashtu një kast të ri pjesëmarrësish dhe surpriza të tjera, të cilat për momentin po mbahen sekret.

Megjithatë, një prej lajmeve që bie më shumë në sy është pikërisht rikthimi i Drini Zeqos në Top Channel pas 22 vitesh, këtë herë në një rol të ri për publikun.

Data e premierës së sezonit të shtatë të “Për’puthen” nuk është bërë ende publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button