Life Style

Rogert Sterkaj i del krah Edit pas sherrit me Jozin: Familja jote dhe Kosova duhet të jenë krenarë

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka reaguar pas bujës së krijuar rreth konfliktit mes Jozit dhe Edit.

Pas publikimit të pamjeve të përleshjes nga vetë Edi, Sterkaj ka zgjedhur t’i shprehë publikisht mbështetjen, duke e cilësuar atë si një djalë për të cilin familja dhe Kosova duhet të jenë krenare.

“Mbaje kokën lart vëlla i dashtun. Asgjë për t’u turpëruar. Familja jote dhe Kosova duhet të jenë krenarë për djalin e tyne!”, ka shkruar Rogerti në një postim në Instagram.

Konflikti mes Jozit dhe Edit ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ndërsa ditët e fundit kanë qarkulluar versione dhe aludime të ndryshme rreth asaj që ka ndodhur.

Vetë Edi publikoi një video, për të cilën pretendon se tregon momentet e përleshjes fizike mes tij dhe Jozit. Në pamje shihet Jozi, ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, i përfshirë në një konflikt fizik me Edit, i njohur për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Kosova 3” dhe “Big Brother VIP Kosova 4”.

Krahas videos, Edi ka shoqëruar publikimin edhe me një mesazh të fortë, ku lë të kuptohet se përballja ka ndodhur në rrethana ku ai ka qenë i vetëm përballë disa personave.

“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, ka shkruar Edi.

Publikimi i pamjeve ka rikthyer diskutimet mbi incidentin, ndërsa reagimi i Rogert Sterkajt është një nga qëndrimet e para publike në mbështetje të Edit pas përleshjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button