Politike

Rama batuta me kampionin e boksit Nelson Hysa: Hundën ma kanë thyer demokratët

Kryeministri Rama ka pritur sot në zyrën e tij boksierin shqiptar të peshave të rënda, Nelson Hysa, pas mbrojtjes me sukses të titullit WBO në përballjen me boksierin norvegjez Thomas Narmo.

“Nelsoni, the Albanian Eagle që nuk njeh humbje dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni që luftojmë veç për fitore”, shkruan Rama në Facebook.

Gjatë takimit, kampioni shqiptar tregoi për sfidën e zhvilluar pas 11 muajsh pa ndeshje, duke veçuar nivelin e lartë të kundërshtarit, i cili konsiderohej favorit për fitimin e titullit.

Boksieri theksoi se aktualisht është i vetmi boksier shqiptar i renditur në katër federatat kryesore ndërkombëtare të boksit. 

Para se të pozonte me boksierin, Rama mes batutash i tha se hunda e tij tashmë është e dëmtuar dhe e thyer nga demokratët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button