Zërat për krizë në çift: Hailey reagon tërthorazi
I ati i Hailey, Stephen Baldwin, ngjalli shqetësime te njerëzit, pasi ripostoi një video ku kërkonte që njerëzit që i përkasin besimit të krishterë, të luteshin për Justin dhe Hailey-n. Menjëherë u supozua se kishte një krizë në marrëdhënien e tyre, por Hailey, qartësoi zërat me një reagim të tërthortë.
Ajo uroi të shoqin për ditëlindje, duke i dhënë fund kështu thashethemeve. “30?! Kjo ishte e shpejtë”, shkroi ajo në mbishkrimin e albumit dhe vijoi: “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë bukurinë që ti je. Gëzuar ditëlindjen, dashuria e jetës sime, përgjithmonë”.

Disa ditë më parë, Stephen u kërkoi njerëzve që të përfshinin Justin dhe Hailey-n në lutjet e tyre. “Të krishterë, ju lutem, kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment që të ofroni një lutje që të kenë mençuri, mbrojtje dhe qasje më të afërt ndaj Zotit”, shkruhej në një video të publikuar nga një pastor, të cilën Stephen e ripostoi në Instagram.
Babai i modeles nuk dha asnjë kontekst për këtë postim dhe kjo ngriti pikëpyetje te njerëzit, të cilët shprehën shqetësimin online.

“Jam duke u lutur që Justin të marrë thirrjen e tij në jetë. Me platformën e tij ai mund të shpërndajë mesazhin te miliona adhurues të Jezusit”, shkruan dikush; “Atyre u duhen lutjet tona tani më shumë se kurrë”, shkruan një tjetër, ndërsa nuk kanë munguar komentet e shkruara nga njerëzit konfuzë që s’e kanë idenë se ç’po ndodh. “Më falni, pse po bëhet e gjitha kjo? Patjetër që do lutem për ta, por a ka ndonjë problem?”, u shpreh një përdorues në TikTok.

Burime pranë Hailey-t bënë me dije se ajo dhe Justin po kalojnë një sfidë “private” në jetën e tyre dhe qartazi, nuk përfshihet martesa. / Anabel