ShowBiz

Arbana Osmani shuan aludimet për të ardhmen, zbulohet ndryshimi për sezonin e ri!

Moderatorja Arbana Osmani pritet të rikthehet sërish në drejtimin e “Ferma VIP”, duke vijuar angazhimin e saj në format edhe në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, edicioni i ri pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, që këtë herë nuk lidhet me moderimin, por me periudhën kur programi do të nisë transmetimin.

Tre sezonet e para të “Ferma VIP” kanë nisur gjatë pranverës, rreth muajit mars. Për sezonin e ardhshëm, planet pritet të ndryshojnë, pasi programi mund të rikthehet disa muaj më herët.

Sipas informacioneve të “Lokimagazine”, “Ferma VIP” pritet të nisë rreth muajit nëntor, duke kaluar kështu nga programacioni pranveror në sezonin televiziv vjeshtë-dimër.

Arbana Osmani, nga ana tjetër, pritet të mbetet në krye të spektaklit. Kjo do t’u jepte fund edhe pikëpyetjeve të ngritura pas finales së sezonit të tretë, kur një postim i saj u interpretua nga një pjesë e publikut si sinjal për një largim të mundshëm.

Në atë postim, moderatorja e cilësonte eksperiencën në “Ferma VIP” si “një kujtim shumë të bukur”, formulim që solli aludime për të ardhmen e saj në format.

Nëse planet për nisjen në nëntor konkretizohen, sezoni i ri do të shënojë ndryshimin më të madh në kalendarin e “Ferma VIP” që prej nisjes së programit.

Data e saktë e premierës mbetet ende për t’u konfirmuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button