Më shumë se një milionë tifozë në San Siro, Inter fiton 80 milionë euro
Inter po funksionon si një makineri perfekte në çdo aspekt sportiv këtë sezon.
Skuadra është e para në kampionat me 12 pikë më shumë se Juventusi ndjekës, teksa ylli i dytë në fanellë është thjesht çështje matematikore
Nga ana tjetër, skuadra është e avantazhuar për të kaluar në çerekfinalen e Champions League pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Atletico Madrid.
Por, të gjitha këto nuk do të ishin të pamundura, apo kaq të bukura pa prezencën e tifozëve.
Në ndeshjen e radhës kundër Genoas, në San Siro numri i pjesëmarrësve në këtë sezon do të kalojë shifrën e një milionë spektatorëve teksa në këtë sezon mesatarja për ndeshje ka qenë 72.924.
Më shumë se edhe në vitin e “tripletës” së famshme, në atë periudhë mesatarja ishte 56.195 persona.
Përkthyer në para, Inter deri në këtë çast të sezonit ka përfituar 80 milionë euro, një shifër e cila do të ketë vlerën e saj edhe në merkaton e radhës.
Tifozët e kanë bërë detyrën e tyre, ashtu si skuadra, të paktën deri më tani./OraNews