Life Style

INCIZIMI I PARË I ZËRIT NË GJUHËN SHQIPE ËSHTË BËRË MË 4 PRILL 1914- TREGOHET NJË PËRRALLË

Ky incizim i bërë më 4 prill 1914, nga albanologu i madh austriak Norbert Jokl (1877-1942), mendohet të jetë incizimi i parë i zërit në gjuhën shqipe dhe ruhet në arkivin Fonogramik në Akademinë e Shkencave në Vjenë, Austri.

Zërin që e dëgjoni është i një shqiptari nga Vrapçishta e Gostivarit, i lindur 1876. Ai këtu tregon përrallën: Pela dhe ujku.

Ja përralla: Paska një pelë një vakët. E pela dalka e shkuaka prej shtëpisë, e shkuaka e kullotka. Kullotka e ardhka në shtëpi. Prej shtëpisë del e shkon në fushë. 

E kulloten si kulloten e shkon në fushë si shkon në fushë. E u çuaka pela e mbajka katërmbëdhjetë muaj. Katërmbëdhjetë muaj i ardhka vakti me pjell. Pjellka e u bëka mazi. Si u ba mazi, kana rrit. Si kana rrit shkuaka pela e kullotka në fushë.E kullotka e ardhka në shtëpi. E del prej shtëpisë e shkon në fushë.

Prej fushe kulloten e vjen në shtëpi. Si vjen në shtëpi e i thot mazit: A kur të dal prej derës unë e ta ma çelish derën. Thotë e del e shkon në fushë.

E vjen në fushë, prej fushe e thot: Pelo pelo çilma derën se të kam pru bar, kashtë tagji. Pela mazi e çelën. Hynë brenda. Si hynë brenda, bahet ditë kana, natë kana ditë.

Audion mund ta dëgjoni KËTU: / oranews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button