Sport

Dënim i rëndë për dopingun, Pogba thuajse e mbyll karrierën! Dënohet me katër vite pezullim nga aktivitetet sportive

Karriera e Paul Pogba mund të konsiderohet e përfunduar.

Francezi është dënuar me katër vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv si pasojë e përdorimit të dopingut.

Mesfushori që është ende në pronësinë e Juventusit, shpresonte që nga ky proces i nisur që në fillimin e këtij sezoni të shpëtonte me një dënim minimal. Megjithatë, autoritetet janë treguar të pamëshirshme duke e pezulluar me katër vite. Tashmë, kur lojtari është në moshën 30-vjeçare, vështirë se mund t’ia rifilloj edhe njëherë karrierës nga e para./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button