ShowBiz

“Po të mos isha unë, do kishe dalë”, debate me tone të larta mes Sarës dhe Fatjonit: Uaa o Zot pse? Kjo ishte bomba në shtëpi

Sara dhe Fatjoni kanë pasur disa keqkuptime më njëri-tjetrin, nga ku kanë filluar dhe gërricjet mes tyre.

Sara shprehet se ajo e ka shpëtuar Fatjonin në zinxhir dhe po të mos ishte ajo, Fatjoni do kishte dalë në BBV3. Fatjoni i dëmtuar me akull në kokë, debaton me Sarën dhe nervozohet nga deklaratat e saj, pasi i duken të palogjikshme.

Sara: Po të mos kisha qenë unë, tre javë dhe do kishe dalë o vëlla. Pikë mbaroi, po të mos kisha qenë unë do kishe dalë, kur nuk të shpëtoi askush dhe as nuk do të të shpëtonte në zinxhir. Unë e ndryshova për ty, mbaj një konsideratë dhe mos më fol në atë mënyrë në sy të banorëve të tjerë, siç nuk të kam folur unë.

FatjoniPo ti ke që dje që po më godet në sy të banorëve.

Sara: Sepse më tha Bardhi, shiko se çfarë bën Fatjoni.

Fatjoni: Uaa, uaa po habite, shikoni se çfarë po bën ajo moj. Po habitem moj. Uaa o Zot pse, pse? Kush je ti që më ndihmon mua thotë. Ua u habita në maksimum, kjo ishte bomba në këtë shtëpi./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button