Bota

Shmangu përplasjen kokë më kokë me një makinë, përmbyset autobusi me nxënës në Itali

Një autobus me nxënës doli nga rruga në Baragiano në Potenza për të shmangur një përplasje kokë më kokë me një makinë u përmbys në anën e djathtë të rrugës.

Në autobus ndodheshin rreth 40 nxënës, nga 14 deri në 18 vjeç, të cilët ndjekin shkollat e mesme në Potenzë.

Të gjithë personat në autobus janë të sigurt, ndërsa më të lënduarit janë drejtuesi i autobusit dhe personi që drejtonte makinën, i cili mbeti i bllokuar në makinë dhe u nxor më pas nga zjarrfikësit.

Megjithatë, disa prej tyre u transferuan për kontrolle në spitalin San Carlo në Potenza./A2 CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button