Lajme

Pallati Buckingham njofton vdekjen e një anëtari të familjes mbretërore

Thomas Kingston, bashkëshorti i Lady Gabrielle Kingston, ka vdekur, ka njoftuar familja mbretërore përmes një deklarate. 

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha: “Mbreti dhe Mbretëresha janë informuar për vdekjen e Thomas dhe i bashkohen Princit dhe Princeshës Michael të Kentit dhe të gjithë atyre që e njihnin atë në pikëllimin e një anëtari shumë të dashur të familjes. Në veçanti, Madhëritë e tyre dërgojnë mendimet dhe lutjet më të përzemërta për Gabrielën dhe për të gjithë familjen Kingston.”

Kingston, 45 vjeç, u martua me Lady Gabriella Windsor në vitin 2019 në kapelën e St George, në Kështjellën Windsor.

Një deklaratë e bërë në emër të familjes së Kingston thuhej: “Me dhimbjen më të thellë njoftojmë vdekjen e Thomas Kingston, burrit, djalit dhe vëllait tonë të dashur.

Tom ishte një njeri i jashtëzakonshëm që ndriçoi jetën e të gjithë atyre që e njihnin. Vdekja e tij ka ardhur si një tronditje e madhe për të gjithë familjen dhe ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë ndërsa vajtojmë për vdekjen e tij.”

Do të bëhet një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij. Nuk ka asnjë rrethanë të dyshimtë dhe asnjë palë tjetër të përfshirë./syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button