“Ishte presion…”, Soni Malaj zbulon arsyen e ndarjes me Flor Mumajesin

Këngëtarja Soni Malaj ka folur sërish për marrëdhënien e saj me Flori Mumajesin, duke ndarë detaje nga periudha kur ishin të fejuar dhe përballeshin me interesin e madh të publikut dhe mediave.
Gjatë një bisede në “Ferma VIP” me Indrin dhe Kostanën, Soni tregoi se jeta e tyre private ishte vazhdimisht në fokus të mediave, çka krijonte një presion të vazhdueshëm mbi çiftin. Ajo kujtoi edhe një episod kur vendosën të sajonin një ndarje, duke ua komunikuar këtë edhe familjarëve, në përpjekje për t’i shpëtuar vëmendjes së tepërt.
“Dilnim në gazetë. Më sillinin gazetën familjarët, zgjohesha direkt e lexojë edhe nëse kisha patur koncert një ditë më parë, për të parë ccfarë kanë shkruar sot për mua. Njerëzit kishin super kuriozitet se normal nuk kishte asnjë informacion për këtë gjëra. Bëmë ne një ndarje, gjoja, por edhe familjarëve u thamë jemi ndarë. Por duke dalë nga avioni dikush na bëri foto dhe u shpërnda, doli në titrat e televizioneve informative. Dhe shkuam në një restorant shumë të njohur dhe kur arritëm të gjithë ishin me sytë nga televizori duke parë lajmin dhe u kthyen nga ne. U ulëm diku në një cep”, rrëfeu Soni Malaj.
Ajo theksoi se pikërisht ky interes i madh mediatik dhe pamundësia për ta menaxhuar ndikuan ndjeshëm në marrëdhënien e tyre.
“Ne na është nxirë. Shkaku kryesorë pse jemi ndarë ka qenë ky presion. Tani njerëzit janë mësuar me portalet. Por atëherë mbeteshe në gazetë. Ne kemi qënë bashkë 2005-2009. Kur e kemi ridiskutuar këtë gjë, ccfarë ishte arsyeja pse jemi ndarë, ishte pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim”, u shpreh këngëtarja.
Sipas saj, vëmendja e vazhdueshme e mediave dhe mungesa e privatësisë ishin faktorët kryesorë që çuan në fundin e historisë së tyre të dashurisë.




