ShowBiz

“Ai është manjak”, Gimbo i flet Selinës për Mirin: Po pati rast, është i tmerrshëm

Tensionet mes banorëve duket se po rriten. Shikimet dhe sjellja e Mirit janë bërë sërish temë diskutimi, kësaj here nga Gimbo, i cili ka përdorur terma mjaft të ashpër gjatë një bisede me Selinën në oborr.
Sipas tij, gjithçka lidhet me një moment vallëzimi të një nate më parë. Gimbo pretendon se mënyra se si Miri e shikonte Selinën ka qenë e papërshtatshme dhe shqetësuese.
“Ça janë ato shikime o Allah… po të shihje qysh të shikonte vajzë…”, është shprehur ai, duke shtuar më tej me tone të revoltuara: “Është i sëmurë, manjak”.
Ai tregon se situata e ka irrituar aq shumë sa “i ka ardhur në majë të hundës”, duke pretenduar se Miri madje mbyllte sytë gjatë vallëzimit, sikur po imagjinonte diçka.

Biseda mori një ton edhe më serioz kur Gimbo bëri një deklaratë të fortë për sjelljen e mundshme të Mirit jashtë kamerave.
“Këtij t’i vijë një rast jashtë… ky është i tmerrshëm. E di unë”, është shprehur ai me bindje, duke paralajmëruar Selinën për atë që e quan natyrë problematike të tij.
Sipas Gimbos, prezenca dhe sjellja e Mirit janë aq toksike sa “të vlon shpirtin”. Ndërkohë, Selina e ka dëgjuar e heshtur, pa reaguar ndaj akuzave të ngritura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button