Life Style

Flet për herë të parë mamaja e Gretës: Më pëlqen shumë Ono si dhëndër e adhuroj, është djali që nuk kam patur

E ftuar ditën e diel në “Big Brother VIP Fan Club” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Suela, mamaja e Gretës. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me raportin e vajzës së saj me Selin jashtë shtëpisë dhe gjithashtu është ndalur edhe te propozimi që vajza e saj mori brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri nga partneri i saj, njëkohësisht edhe vëllai i Selin.

E pyetur nga Kiara se si e priti porpozimin, mamaja e Gretës u shpreh se i kishte pëlqyer shumë dhe se ishte takuar vetëm me mamin e Onos personalisht.

Kiara: Si e patë propozimin e dhëndrit? Si j’u duk?

Propozimi shumë bukur, kemi mbetur gojëhapur.

Ishte një surprizë për të gjithë për këtë jam mëse e sigurt, jemi shokuar dhe ne.

Kiara: Të pëlqen Ono si dhëndër?

Më pëlqen shumë Ono si dhëndër e adhuroj, është djali që nuk kam patur.

Kiara: Po me krushqit keni folur? 

Kam dëgjuar vetëm mamin e Onos

Kiara: Si ka qenë biseda, keni pirë kafe apo keni folur në telefon?

Unë personalisht jam takuar vetëm me të, në telefon jam dëgjuar. Të dy palët jemi shumë të kënaqur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button