U godit nga rrufeja dhe hyri në koma, 16-vjeçari të cilit i pushoi zemra rikthehet të luajë futboll
Historia e Ronnie Wraith është frymëzuese, por njëkohësisht edhe në kufinjtë e të pabesueshmes.
16-vjeçari të dielën u rikthye të luante futboll 146 ditë pasi e kishte goditur rrufeja.
Fatkeqësia ndodhi në një fushë futbolli, pranë shkollës ‘Sele’ në Hertford, 4 minuta para se të mbaronte loja.
Gjendja e Wraith atë ditë shumë pak jepte shpresa se ai do mbijetonte dhe në atë momente askush nuk mendoi më për futboll.
Mirëpo mjekët e spitalit Addenbrooke në Kembrixh bënë mrekullinë edhe pse për gjysmë ore zemra e 16-vjeçarit nuk punoi.
Kjo sepse ai pësoi arrest kardiak dhe hyri në koma të induktuar.
Megjithatë vendimtare ishte edhe ndihma e parë që Wraith mori në fushën e lojës ku u godit nga rrufeja.
Tani kjo duket si një ëndërr e keqë, pasi të dielën 16-vjeçari u rikthye të luante futboll, sportin që aq shumë e dëshiron.
Kjo ndodhi teksa të pranishmit duartroksinin gjatë për Wraith, të cilit jeta i bëri një shaka pa kripë./OraNews