Dikur e kishte shoqe, Meritoni ironizon Riken: Sa e mirë dhe e ndershme je!
Meritoni është një banor mjaft i komentuar në rrjet dhe miqësitë e tij brenda shtëpisë së BBV nuk po ecin aspak ashtu siç mund të ishin imagjinuar.
Fillimisht ai ka prishur miqësinë e tij me Romeon dhe shkak për këtë u bë sfida që nuk u fitua për shkak të Meritonit, duke bërë që e gjithë shtëpia të humbiste buxhetin.
Po për të njëjtën arsye është prishur edhe miqësia e tij me Erjolën, ku kjo e fundit mandje e lagu me lëngun e frutave, për shkak të prishjes së sfidës, duke u futur në pishinë.
Përplasje Meritoni ka patur edhe me Bardhin, të cilin gjithashtu e ka konsideruar një mik tepër të ngushtë. Shkak për zënken e tyre është bërë fakti se partneret e tyre janë përfshirë në shumë debate së bashku.
Dhe së fundmi, Meritoni ka prishur marrëdhëniet e tij edhe me Riken, të cilën gjithashtu e njihte dhe kishte mikeshë të afërt jashtë shtëpisë.
Mirëpo, ditën e djeshme, teksa kanë qenë në oborr, dyshja është përfshirë në një debat, ku Meritoni me ironi i është drejtuar Rikes, duke e quajtur “të mirë dhe të ndershme”.
Meritoni: O sa e mirë dhe e ndershme je ti
Rike: Mos më përmend mua ndershmërinë. Mua do të më përmendësh ti ndershmërinë?
Meritoni: Nuk po të flas për ndershmërinë por mos ma bëj mua lojën kështu..
Rike: Surrati jot më flet për ndershmërinë? Mos gabo të flasësh me mua.
Meritoni: Ik moj mos u kap mbas fjalës “ndershmëri” ti…
Rike: Mos ma përmend mua, shihe ndershmërinë aty ku duhet ta shohësh. Jo tek unë, more vesh? Tërhiqe fjalën. Mua të më përmendësh ti ndërshmërinë? Po ti të kesh turp./Pamfleti