Djegia e bizneseve në tregun e “5 Majit”, Berisha akuza të forta: Mafia e betonit i vuri flakën për të ndërtuar kulla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me djegien e bizneseve në tregun e “5 Majit”, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të lidhur me interesat e atyre që ai i quajti “mafia e betonit”.
Sipas Berishës, arsyeja e djegies së tregut lidhet drejtpërdrejt me planet për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në atë zonë.
“Do ndërtohen kulla aty, mafia e betonit, kokainës, drogës, i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh”, deklaroi kreu i PD-së.
Ai theksoi se tregu i “5 Majit” ishte një nga pikat kryesore ku furnizoheshin me veshje qindra mijëra qytetarë në të gjithë vendin.
Berisha: Ndërkohë që qeveria nuk bën asgjë për këto zona të përmbytura, digjen 2 mijë biznese në mes të Tiranës. Mijëra e mijëra qytetarë humbasin vendet e punës, bukën e gojës, por qindra mijëra shqiptare që visheshin nga ai treg, për të mos thënë gjysma e shqiptarëve ose më shumë, tani nuk kanë mundësi të vishen, të blejnë rroba ashtu siç ishin. Dhe pse kjo? Sepse do ndërtohen kulla aty, mafia e betonit, kokainës, drogës, i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh.




