Life Style

U dh*nua brutalisht, Elton Tozaj zbulon pse nuk e denoncoi su*min

Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua brutalisht më 26 dhjetor 2025, ka folur sërish lidhur me incidentin.

Sipas Tozajt, sulmi erdhi pas publikimit të disa materialeve filmike që, sipas tij, provonin lidhje të rrezikshme mes personazheve të njohur të ekranit dhe individëve të botës së krimit.

Ai rrëfeu se mbrëmjen e ngjarjes ishte takuar me dy persona që i njihte, pa e ditur se takimi do të përfundonte në një akt dhune ekstreme. Nga momenti i sulmit, gazetari thotë se nuk mban mend asgjë, pasi ka humbur ndjenjat nga goditjet e forta.

“Misioni i gazetarit është të thotë të vërtetën, unë bëj showbizin, në dukje e lehtë. Por showbiz në Shqipëri është çdo gjë. Çdo gjë që unë bëj e ka një qëllim. Shpresoj shumë që ata që përdorin showbiz për tu pasuruar, të hetohen”, tha ai për “News 24”.

Ai ka treguar se arsyeja pse nuk e denoncoi menjëherë sulmin lidhet me një precedent të krijuar vite më parë, ku sipas tij u kërcënua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë i asaj kohe.

Tozaj ka theksuar se ndaj tij nuk ekziston asnjë çështje penale për shkrimet që ka publikuar gjatë karrierës.

“Nëse ndjehesh i kërcënuar nga deklarata, më hidh në gjyq dhe secili merr atë që i takon, por nuk ka asnjë proces ndaj meje”, tha ai ndërsa shtoi se: “Këtë herë mendova ta ndjek në rrugë ligjore, por ndodhi që në Drejtorinë e Përgjithshme dhe më pas në atë të Tiranës, një nga njerëzit e personit që kam denoncuar punonte aty. Ky person ka kaluar pesë gardhe policie. A është i mbrojtur prej tyre? Ai është personi më i kërkuar për momentin, dhe unë pyes: pse nuk e kapin?”.

Ai foli gjithashtu për reagimin e miqve dhe kolegëve pas dhunës ku shtoi se ka marrë mbështetjen e kolegëve dhe jo vetëm:

“Pas incidentit më telefonuan miqtë e mi gazetarë, pothuajse të gjithë personazhet e showbizz-it. Më kanë bërë përshtypje dy kolege që nuk më kanë kontaktuar fare. Më vjen shumë keq, sepse, larg qoftë, nëse do t’u kishte ndodhur atyre, unë do t’u isha gjendur publikisht, duke i mbështetur me një story siç bëhen zakonisht në raste të tilla, madje do të isha aty edhe fizikisht”, deklaroi Tozaj./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button