Lajme

Deklaratat e Ahmetajt fusin në sherr ish-ministrat e Fatos Nanos, Ermelinda Meksi përplaset me Malajn dhe zbulon…

Arben Ahmetaj, ish-zv/kryeministër në arrati duket se ka zgjuar ish-ministrat e qeverisë Nano për të komentuar mbi atë që ai vetë e konsideroi si kontribut reformator në fillimet e qeverisjes socialiste. Fillimisht ishte Arben Malajt, ish-ministër i Financave në 1997-2005, i cili pasur Ahmetajn shef Kabineti, që reagoi sa i takon deklaratave të bërë nga ish-zv/kryeministri në “Syri TV”. Ndërsa më pas ka reaguar një tjetër ish-ministre e kabinetit Nano, Ermelinda Meksi.

Zonja Meksi, i kujton ish-kolegut Malaj, se Arben Ahmetaj shkonte nëpër zyrat e ministrave dhe u fliste atyre në emër të Malajt dhe kryeministrit Fatos Nano atë kohë. “Por po aq e vërtetë është se kur Ahmetaj fliste dhe vepronte në emrin tënd e bile dhe te Nanos, pa kufij të qartë politikë dhe institucionalë, u ndërtua një perceptim i gabuar që më pas prodhoi edhe ndonje konflikt institucional mes nesh si kolege ministra”, shkruan Ermelinda Meksi duke u kthyer pas në kohë në vitet e para të qeverisjes socialiste pas ‘97. “Në atë periudhë, ai u përkëdhel dhe u lejua të projektohej përtej rolit të tij real, ku i mungoi vendosja e kufirit të domosdoshëm. Sot është e drejtë të flitet për deformimin e fakteve, por duhet pranuar se tolerimi i asaj kohe kontribuoi në krijimin e këtij deformimi”, shkruan Ermelinda Meksi.

Por duket se pjesa e theksuar nga Meksi për “vendosjen e kufirit”, ka shkaktuar sërish reagimin e ish-ministrit Malaj. “Mirëmëngjesi Ermelinda, ju falënderoj për reagimin tuaj. As z. Ahmetaj dhe asnjë prej pjesëtarëve të kabinetit, drejtuesve të drejtorive të ministrisë apo agjencive në varësi të Ministrisë së Financave, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, as ndaj kolegëve të qeverisë dhe as ndaj institucioneve kushtetuese, nuk është nxitur apo toleruar nga ana ime të sillet në mënyrë imponuese apo arrogante”, përgjigjet ish-ministri i Financave.

Malaj i përgjigjet Ahmetajt

Ndërkohë më herët , konkretisht këtë të enjte në mbrëmje, Arben Malaj, ish-ministri i Financave 1997-2005 ka reaguar për publikun lidhur me pretendimet e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në intervistën e tij të 4-rt në SyriTV me gazetarin Çim Peka për rolin që ka pasur në atë kohë, ku sipas Malajt ka pretenduar se ka qenë “kryereformatori” i Shqipërisë. “Vetëprezantimi, nuk përputhet me faktet dhe as me realitetin institucional të asaj kohe”, shkruan Malaj, që thotë ndër të tjera se ka pasur komunikime me Ahmetajn. Ka qenë ky i fundit që e ka telefonuar nga Zvicra ish-shefin e vet dhe Malaj ngulmon se i ka thënë të mos deformojë faktet, dhe “të mos e rrisë artificialisht statusin dhe kontributin e tij në ato vite”.

“Suksesi në përballjen e suksesshme me krizën e skemave piramidale në 1997 nuk ishte dhe nuk mund të ishte sukses individual i askujt. Ai ishte rezultat i një pune kolektive, i një ekipi thellësisht profesional dhe bashkëpunues të Ministrisë së Financave dhe i këshilltarëve që u përzgjodhën prej meje mbi baza strikte profesionale, në kushte jashtëzakonisht të vështira për vendin. Pa dyshim, shefi i kabinetit ku shërbeu Ahmetaj. Vetëm në periudhën e parë timen si Ministër i Financave Mars 1997-Tetor 1998, kishte një rol të rëndësishëm për funksionimin e përditshëm të ministrisë dhe për sukseset e ministrit, të cilat u shndërruan në suksese të vendit. Por ky rol ishte ndihmës dhe mbështetës, jo përcaktues, dhe aq më pak autorësor në reformat dhe vendimmarrjet kyçe të asaj periudhe. Çdo përpjekje për ta paraqitur ndryshe këtë raport është shtrembërim i (jo)qëllimshëm i historisë institucionale. #

Nesër do të bëj të plotë qartësimin e kësaj mospërputhjeje, të cilën Ahmetaj e deformon në shumë raste, madje edhe pas këshillës sime të drejtpërdrejtë dhe të përsëritur. Kjo “mospërputhje” midis nesh nuk lidhet vetëm me këtë fakt dhe as nuk është thjesht çështje interpretimi personal”, thotë Malaj duke ngulmuar në faktin se si shef kabineti Ahmetaj ka pasur detyrën e funksionimit të përditshëm të ministrit. E ndërkaq, duket se shefi I kabinetit të dikurshëm, ishte ai që ka ngulmuar të vraponte te Edi Rama për të shkarkuar Arben Malajn nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë. “Ai vrapoi ti bënte qefin Edi Ramës dhe mori përsipër shkarkimin tim duke kryer edhe shkelje të rënda proceduriale dhe duke cënuar parime themelore institucionale. Ironikisht, gjatë po asaj seance,po ate ditë Ahmetaj u ‘gradua” ministër shteti.

Ndjesë, por edhe unë, njësoj si Ahmetaj, flas për historinë ekonomike të Shqipërisë dhe jo për vetveten. Heshtja përballë deformimit të fakteve nuk është as korrektësi dhe as përgjegjësi publike. Shumë ndjesë, por e ndjej detyrim etik dhe institucional të mbroj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e aktorëve dhe faktorëve të asaj pjese shumë kritike të tranzicionit, e menaxhuar  në mënyre të suksesshme nga ekipi i Ministrisë së Financave”, shkroi disa Arben Malaj në rrjetet sociale, teksa komentoi intervistën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në Syri Tv”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button