ShowBiz

Kë do zgjidhte për një darkë romantike? Selin HABIT: Përgjigja ka një NDJENJË timen që nuk e kam shprehur…

Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i vendosi banorët përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhej t’i kthenin përgjigje dhe t’i argumentonin.

“Banorë, Vëllai i Madh iu vendos përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhet t’iu përgjigjeni duke i argumentuar. Sipas krahut orar, secili banor përzgjedh një pyetje dhe i përgjigjet. Pas raundit të parë të pyetjeve, fillon sërish banori i parë duke përzgjedhur një tjetër pyetje. Kujdes, nuk mund të ndërroni pyetjen që ju bie dhe nuk mund të refuzoni përgjigjen. Respektoni kohën e njëri-tjetrit”, shkruhej në zarfin e bardhë.  

Pyetja e dytë që i ra Selinës ishte:

“Kë do zgjidhje për një darkë romantike sonte?”.

“Qyqja ça janë këto pyetje. Vëllai i Madh, të lutem e mund t’ja kaloj Keijsit?”, tha fillimisht Selin.

Ndërkohë Stine shton: “Mua, a e lamë dje?”, (gjatë lojës me tullumbace).

“Një sekondë, se kjo përgjigje ka një ndjenjë timen që unë nuk e kam shprehur ndonjëherë, që më është krijuar kohëve të fundit. E kam shprehur pak te Vëllai i Madh, por nuk është se e ka dhënë akoma, mendoj se do jepet në Prime. Më vjen pak zor ta them, se po më shikoni e kam hall se do thoni po e përdor për lojë. Është Lore, e kam kërkuar një darkë romantike mes njëra-tjetrës”, tha Selin pastaj.

“Mendova se ishte mashkull”, dëgjohet të thotë Iliri dhe banorja i drejtohet:

“Nuk kam, i respektoj të gjithë çunat shumë. Do kisha zgjidhur Stine, nëse duhej një mashkull, se edhe lojën donim ta fitonim për një darkë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button