Java e modës në Milano, Gucci prezanton koleksionin e ri vjeshtë/dimër 2024
Drejtori kreativ i Gucci, Sabato De Sarno, shfaqi në pasarelën gjigande në Milano, koleksionin e tij të ri, sensual, për vjeshtë dimër 2024. Pallto e leshta, fustanet me bust të gjatë apo kostumet elegante, janë sugjerimi për sezonin e ardhshëm.
Shoqëruar me këpucë të sheshta dhe çanta të vogla, dukshëm ky koleksion do të mbajë firmën e Guccit, me minifundet e shkurtër, ndjeshëm të shkurtër e fustanet e hollë, diku me dantellë, ndonjëherë të shoqëruar me taka të larta e delikate.
Veshjet e koleksionit të ri tashmë janë shpërndarë në dyqanet Gucci, me stilistin De Sarno që shpreson se do të rrisin fitimet për shtëpinë italiane të modës. Stilisti ka bërë bashkë në një koleksion, stilin klasik të Guccit me veshjet lëkurë, në një sfidë të hapur me kolelsonet e rivalëve, Dior e Louis Vuitton./A2CNN