ShowBiz

Kërcënoi Arditin dhe ofendoi Big Brother, Edi shkon direkt në nominim

Një situatë e tensionuar ka shpërthyer së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku protagoniste janë bërë Eduard Kuçi dhe Ardit Stafaj.

Përplasja nisi pas një fjale që, sipas Eduard Kuçit, i është drejtuar nga Arditi.

Edi pretendoi se shprehja kishte një tendencë të qëllimshme dhe se nënkuptimi i saj ishte me konotacion seksual, gjë që e irritoi dhe e çoi në një reagim të menjëhershëm e të ashpër.

Nga ana tjetër, Arditi mohoi kategorikisht akuzat, duke sqaruar se fjala e tij nuk kishte aspak kuptim seksual dhe se situata ishte keqinterpretuar.

Këngëtari u përpoq të qetësonte situatën, duke theksuar se nuk kishte asnjë qëllim ofendues apo provokues ndaj Edit.

Megjithatë, tensioni nuk u zbut.

Eduardi vijoi me ofendime të drejtpërdrejta dhe, në kulmin e acarimit, kërcënoi publikisht artistin, duke e çuar debatin në një nivel shumë më të ashpër se zakonisht.

Ai deklaroi se po sillej thjesht ashtu siç është në të vërtetë dhe se i njëjti karakter e shoqëron edhe jashtë mureve të shtëpisë.

Në nervozizëm e sipër, Edi nuk u ndal vetëm te Arditi, por ofendoi edhe banorë të tjerë, madje duke shprehur pakënaqësi të forta edhe ndaj vetë shtëpisë dhe formatit të Big Brother-it.

Edi është dërguar direkt në nominim për shkak të kërcënimeve ndaj Arditit.

Këtë vendim e mori “Vëllai i Madh” gjatë spektaklit live. Banori do të jetë në duart e publikut, nëse i njëjti do të mbetet në shtëpi apo jo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button