Tea Dupi: “Miri nuk bëri ndonjë gjetje me Selin, mund t’i ketë thënë bashkëshortes që…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Tea Dupi. Ajo ka komentuar mbi ngjarjet e ndodhura brenda “Big Brother VIP 5”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Miri e quan veten si kryefjalë, si e sheh ti?
Nuk ka funksionuar se ka thënë ai. Ai mendon që duke bërë atë që bëri, do jetë kryefjalë. Por kryefjalë je si për mirë, si për keq. Nuk mendoj se është gjetje ajo. U bë kryefjalë dhe Lore, që dukej sikur flirtonte me të gjithë dhe në fund tha që ka dikë jashtë. Kjo është lojë.
Si e sheh faktin që Miri nuk shqetësohet për bashkëshorten e tij jashtë?
Mund ta ketë bërë me fjalë para se të hyjë. Kush e di. Edhe Iliri në edicionin e parë bëri si snob, por kur erdhi italiania ia numëroi të gjitha. Kjo është një marrëdhënie që flet për ata. Mund t’i ketë thënë që mos e shih “Big Brother”.




