“Mund ta kishte takuar babain e tij dhe t’i kishte dhënë dorën”, Julian Deda flet për momentin prekës në BBVA

Çështja e Mal Retkocerit, pasi babai i tij shkoi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe nuk u takua me të, ka shkaktuar reagime të shumta dhe jehonë të madhe publike.
Situata u komentua gjerësisht edhe në emisionin Fun Club, ku u diskutua momenti i sikletshëm që u krijua live dhe mënyra se si u menaxhua.
I ftuar në studio, Julian Deda dha mendimin e tij mbi atë që ndodhi, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht delikate.
Ai u shpreh: “Ishte një situatë shumë e sikletshme ajo mbrëmë, dhe komplimente për Ledionin që e zgjidhi në mënyrën më njerëzore të mundshme, sepse, duhet thënë kjo, për moderatorin ajo është e tmerrshme. Moderator që mban emision 5 orë, të vijë një moment si ky është e sikletshme dhe nuk është fare e lehtë”.
Nga ana tjetër, Julian Deda ndau edhe këndvështrimin e tij lidhur me qëndrimin e Malit, duke theksuar se, sipas tij, situata mund të ishte menaxhuar ndryshe nga ana e banorit.
Ai tha: “Nga ana tjetër mundet mendoj që Mali, për këtë lloj kurioziteti që ka sjellë kjo histori, mundet të kishte bërë një veprim shumë të thjeshtë, që për të respektuar gjithë atë ndërmarrje, unë mendoj që Mali është një nga personazhet më interesante që ka Big Brother, mund ta kishte takuar babain e tij dhe t’i kishte dhënë dhe dorën, dhe t’i kishte thënë që ‘shiko, gjërat e tjera do t’i diskutojmë pa kamera, por për respektin që ke ardhur deri këtu, për respektin e këtij emisioni, për të treguar që këtu gjaku nuk bëhet ujë’, jo për ta sqaruar në television”




