ShowBiz

Deklarata e Xhodit për Lornën: Nuk e prisnim, erdhi nga një i njohur

E eliminuara e parë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP” është Xhodi. Pas nominimit me Angelon, Senon dhe Lornën, ajo nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për të vijuar garën.

E ftuar në emisionin “Fan Club”, Xhodi u shpreh se nuk e priste eliminimin dhe se ishte mërzitur, duke theksuar se familja për të është gjithçka.

“Nuk e prisja si eliminim, por familja më ktheu te emocionet”, u shpreh ajo.

Duke folur për reagimin e gjyshes, Xhodi tha se ajo ishte mërzitur pasi nominimi erdhi nga dikush që e njihte prej vitesh, duke iu referuar Lornës.

Ajo shtoi se qetësia e saj brenda shtëpisë mund ta ketë penalizuar në lojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button