“Ledhato njërën, ledhato tjetrën, s’ka burra sot”, Alba kritikon sjelljen e meshkujve

Gjatë një bisede të sinqertë, Fjolla dhe Alba ndalën te tema e meshkujve dhe marrëdhënieve, duke ndarë hapur mendimet dhe preferencat e tyre.
Diskutimi u përqendrua te mënyra se si, sipas Albës, kanë ndryshuar sjelljet e meshkujve sot dhe çfarë ajo kërkon realisht te një partner.
Alba shprehu mendimin se shumë meshkuj sot sa ledhatojnë njërën edhe tjetrën. Ajo tha se preferon meshkujt që janë më tradicionalë.
Si janë bërë meshkuj sot aman, ledhato njërën, ledhato tjetrën. Mua më pëlqejnë ata tradicionalë që e zgjedh një femër për t’i bërë këto gjëra. Ludo me pelqen si njëri po, si strateg po, por pëlqim femër mashkull s’kam pas. Edhe meshkujt që kanë shumë shoqe dalin me shoqe, nuk më pëlqejnë, gjithë ditën punon lodhet dhe atë kohë që i ka mbetur ta kalojë me shoqe?” – tha Alba.
Alba përfundoi bisedën duke theksuar se vlerëson meshkujt që janë të përkushtuar dhe që e respektojnë partneren e tyre, duke lënë të qartë se mënyra si sillen sot shumë prej tyre nuk përputhet me pritshmëritë e saj.




