Erik Lloshi drejt BBV Albania? Këngëtari: Shpati ishte i konfirmuar… mungesa e tij do më v*asë!

Në një intervistë së fundmi, këngëtari Erik Lloshi ka konfirmuar për publikun se kishte marrë një ftesë për të qenë pjesë e edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Albania.
Po është e vërtetë që unë kam pasur një ftesë nga pjesa e Big Brother-it. Akom nuk është e sigurt asnjë gjë po me shumë mundësi që po.”-tregoi këngëtari.
Teksa është pyetur gjithashtu nëse ky rrugëtim do të ishte më i mirë për të nëse dhe artisti i ndjerë Shpat Kasapi do të ishte pjesë e saj, Erik Lloshi u shpreh se nuk e imagjinon dot këtë përvojë pa të.
“Ai ishte i konfirmuar, ndërsa unë ende s’jam 100%. Dhe besoj se do më vrasi ajo … (mungesa) Ta pija një kafe me të, t’a bëja një muhabet sepse nuk kemi pasur kurrë kohë të rrimë me njëri tjetrin më shumë se ç’duhet.” –ka thënë këngëtari.




