ShowBiz

“Prita që do dilte Ibro, jo unë”, Nailiri flet pas eliminimit nga BBVK

Eliminimi i Nailirit në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 erdhi si surprizë jo vetëm për banorët, por edhe për vetë atë. 

I vënë përballë televotimit me Hygertën, Labinotin, Alban, Ibron dhe Shkurtën, ai nuk arriti të fitonte mbështetjen e mjaftueshme për të vazhduar garën.

Vetëm një ditë pas largimit, Nailiri ishte i ftuar në “Big Talk” në Klan Kosova, ku foli hapur për eksperiencën e tij dhe arsyet se pse, sipas tij, u largua kaq shpejt.

Të jem i sinqertë, nuk e prita të dilja”, tha ai. “Prita që të jetë Ibro, pasi edhe unë i bashkohem mendimit të shumë banorëve. Ai ishte një tip që vinte, bënte tri pyetje dhe largohej. Besoj që kam dhanë diçka ma shumë se Ibro, por u kujtova pak si vonë”.

Ndër të tjera, ai pranoi se mungesa e një strategjie të qartë brenda shtëpisë mund ta ketë kushtuar qëndrimin e tij në lojë. “Nuk është se kam pas lojë aty brenda, dhe kjo besoj që më penalizoi”, u shpreh ai.

Me qetësi dhe sportivitet, Nailiri e mbylli intervistën duke thënë se pavarësisht rezultatit, ai e sheh pjesëmarrjen në BBVK si një eksperiencë të veçantë dhe të vlefshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button