ShowBiz

“Më quajte të shtirur” – a po prishet miqësia mes Albës dhe Benitës?

Në Big Brother VIP Kosova 4 sonte është duke u zhvilluar “Darka e të nominuarve”.

E në këtë janë të gjithë banorët e nominuar, të cilët do t’i përgjigjen disa pyetjeve, ku njëri prej tyre do të largohet të premten.

Benita Zena, e cila në fillim ka qenë më e afërt me Alba Pollozhanin, ka folur tani për lojën që po bën kjo e fundit.

“Unë nuk mund të shprehem në atë term që Alba po e bën lojën e fëlliqur, por ndoshta e do vëmendjen e çdo debati që është brenda në shtëpi, e do vëmendjen, mundohet me dalë në Prime për çdo debat”, u shpreh këngëtarja.

“Unë prapë se prapë të dua dhe rri me ty e krejt”, i tha tutje.

Alba nga ana tjetër ia ktheu: “Nuk ka lidhje, ti sapo më quajte të shtirur”.

Mos i keqkupto gjërat”, ia ktheu sërish Benita-Albës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button