“Ia uroj të gjitha të mirat”, Lela flet në detaje për ndarjen nga Leo

Lela Seferi ka folur për herë të parë në emisionin “Canape” për ndarjen nga Leonardo Gashi, ku ka treguar se pse ka zgjedhur të mos reagojë publikisht deri tani dhe si është raporti i tyre aktual.
Ajo theksoi se pavarësisht ndarjes, respekti mes tyre mbetet i pandryshuar.
“Nuk e kam pa të nevojshme me bo ndonjë reagim të madh. Unë e kuptoj që historia jonë ka lind në Big Brother edhe njerëzit dojnë me pa qysh është, amo janë disa gjëra që unë preferojë me i mbajt për veti. Nuk kam asnjë problem, unë krejt të mirat që i ka bota une ja urojë Leonardit, është shumë i mirë, jashtëzakonisht i mirë”, tha ajo.
Tutje shtoi: “Çdo kush që e ka në jetën e vet, si shok, si familjarë, si të dashur është shumë me fat kushdo që e ka në jetën e vet. Unë jam ndi jashtëzakonisht mirë vitin e fundit. Çdo njeri që ka tentu me më folë keq për Leonardin prej kur unë jam nda, unë jam distancu prej atyne njerëzve, se ata nuk kanë desht me m’pa mu të lumtur”.
E njëjta ka bërë të ditur se ndarja ka qenë një vendim i përbashkët, larg dramave që publiku mund të ketë pritur.
Është një vendim që e kemi marrë te dytë bashkë. E kemi pa të arsyeshme me marrë këtë vendim. Krejt shqiptarët presin me dal një reagim drastik. Kam shumë respekt për të”, theksoi ish-banorja.
Lela shtoi se ndarja nuk është e lehtë për askënd, megjithëse marrëdhënia mes tyre vazhdon të mbetet e bazuar në respekt.
Është ndarje. Po s’besoj që kërkush e përjeton mirë një ndarje. Ka mbet ai respekti, edhe ka me mbet gjithmonë”




