Lajme

MUZIKA SHQIPTARE NË ZI! Ndahet nga jeta Shpat Kasapi, ja shkaku…

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake, këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Shpat Kasapi ka qenë i martuar, por së fundmi po kalonte një ndarje, dhe ka lënë pas një fëmijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button