Life Style

“Nuk jam edhe shumë e urtë në shtrat”, Shkurta befason me një deklaratë që dha para hyrjes në BBVK

Para hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Shkurta ka dhënë një intervistë të shkurtër për Prive By Liberta Spahiu, ku u pyet për disa tema interesante rreth saj dhe pritshmërive të publikut.

Kur u pyet se me kë nuk do të donte të ndante studion dhe nëse ajo ishte Xhuli, Shkurta u përgjigj: “Jo, Xhulin faktikisht e pëlqej në debat”, por nuk dha një përgjigje konkrete për të tjerët.

Ajo gjithashtu tregoi se meshkujt shpesh kanë frikë t’i afrohen. Shkurta shpjegoi se kjo ndodh për shkak të mentalitetit të saj “shtet në vete” siç e quan ajo, dhe ndonjëherë edhe natyra e guximshme e bën që meshkujt të ndihen të frikësuar për t’i afruar.

Në vazhdim, Shkurta pranoi se ndoshta ka tepruar duke dalë në televizion, pasi shumë njerëz i kishin bërë të njëjtën vërejtje.

Kur iu bë pyetja interesante: “Nëse veten në shtrat do ta përshkruaje me një kafshë, cila do të ishte?”, ajo u përgjigj pa hezitim: “Mace”

Ndërsa kur iu bë pyetja: “E urtë qenke, domethënë në shtrat?”, Shkurta qartësoi: “Jo, edhe shumë e urtë as andej as këndej”.

Intervista tregon anët e sinqerta dhe spontane të Shkurtës, si dhe përgatit publikun për karakterin e saj të fortë dhe të pakapshëm brenda shtëpisë së BBVK

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button