“Ti mos më prek mua”, përplasje për cigaret mes Edit dhe Benitës në dhomën e gjumit

Banori i Big Brother VIP Kosova, Edi, është përfshirë në një debat të nxehtë me dy banoret e tjera, Benitën dhe Albën, për shkak të çështjes së cigareve brenda shtëpisë.
Sipas Edi-t, Benita kishte fshehur cigaret dhe nuk po tregonte gatishmëri t’i ndante me pjesën tjetër të banorëve.
Ai ka insistuar se shpërndarja duhet të bëhet në mënyrë të barabartë, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së resurseve në shtëpinë më të famshme të Kosovës.
Nga ana tjetër, Benita dhe Alba u përpoqën të sqarojnë situatën, duke shpjeguar se cigaret do të ndahen, por në një moment tjetër. Megjithatë, tensioni u rrit kur Edi tentoi t’i merrte cigaret nga vajzat, duke u shprehur: “Mos më prekni mua”.
Ky incident vjen vetëm pak ditë pas nisjes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, dhe duket se debatet brenda shtëpisë kanë nisur menjëherë, duke prekur marrëdhëniet mes banorëve dhe dinamikat e përditshme në ambientin e izoluar.




