Pas Big Brother-it Arbana Osmani i merr edhe Festivalin e RTSH Luana Vjollcës, si do ia bëjë me gjobën 50 milionëshe?

Të shumta ishin fjalët mbi Festivalin e RTSH në edicionin e 64-t të tij, sidomos mbi prezantuesit. Dy ishin emrat më të përfolur për këtë pozicion: Luana Vjollca dhe Arbana Osmani. Të dyja moderatoret kanë dorëzuar më herët platformat e tyre në televizionin publik shqiptar. Edhe pse ka një staf shumë të madh që kujdeset për këtë, Arbana ka vënë si kusht që në regji të jetë bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj
Por duket se kjo e fundit ka arritur të prevalojë mbi Luanën. “Gojët e liga” thonë se Bana është takuar sot me drejtoreshën e RTSH, Eni Vasili.
Kjo do të ishte hera e dytë për Arbana Osmanin që drejton këtë eveniment të muzikës në Shqipëri. Edhe pse, duhet thënë se Bana ka 50 milionë lekë për t’i kthyer RTSH-së, për shkak të shkeljeve të gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kur ajo moderoi Festivalin herën e parë.
Megjithatë, mbetet interesant fakti që Arbana kur kandidon para Luanës për një pozicion moderimi, e le këtë të fundit me ‘gisht në gojë’, njësoj siç ndodhi edhe me Big Brother Vip. /Pamfleti




