Life Style

“Kohë që mund ta kalojmë me prindërit dhe fëmijët”, Binaj: Në një vit, qytetarët humbin 15 ditë në trafikun e Tiranës

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka ndarë sot një nga shqetësimet më të mëdha të përditshme të banorëve të kryeqytetit, trafikun.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj ka theksuar se bllokimet e përditshme në rrugët e Tiranës i bëjnë qytetarët të humbasin mesatarisht 15 ditë në vit, kohë që mund të shpenzohej ndryshe, pranë familjes apo miqve.

Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë”, – shkruan ai.

Sipas Binajt, zgjidhja e problemit të trafikut është thelbësore për të rikthyer kohën e humbur të qytetarëve dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet më të jetueshëm.

Postimi

“Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë ato 15 ditë mund ti kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”.

FOTO/ “Kohë që mund ta kalojmë me prindërit dhe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button