Life Style

“U sëmura prej politikës” – Fidel Ylli rrëfen vuajtjet me shëndetin: Ja kush më shpëtoi jetën

Në një rrëfim ndryshe dhe prekës, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ish deputet socialist, ka ndarë një anë krejtësisht ndryshe nga ajo që publiku njeh prej tij, një histori besimi të thellë shpirtëror që e ka shoqëruar në momentet më të vështira të jetës.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai rrëfen për lidhjen e tij të veçantë me Dede Ahmetin, udhëheqësin shpirtëror që kurrë nuk e ka njohur fizikisht, por që e ndien pranë në çdo hap të jetës.

Nga përballja me një sëmundje të shkaktuar nga stresi i politikës, deri tek një ëndërr dhe një shami që ai e cilëson si “mrekullinë” që i shpëtoi jetën, Fidel Ylli sjell për audiencën një histori që shkon përtej realitetit dhe prek shpirtin. Një rrëfim që na kujton se forca nuk qëndron vetëm në trupin e një sportisti apo pushtetin e një drejtuesi, por edhe në besimin e thellë që mund të ngrejë një njeri nga rrëzimi më i madh.

Rudina Magjistari: Si ka ndikuar kjo marrëdhënie që ti ke krijuar me këtë njeri dhe me këtë udhëheqës shpirtëror, si të ka ndikuar ose më saktë çfarë të ka dhënë.

Fidel Ylli: Më ka dhënë një gjë që çdo hall, çdo problem dhe çdo situatë që kam pasur unë e kam pasur pranë, ndoshta me vështirësi, por të gjitha gjërat më janë zgjidhur. Nga momenti që jam bërë pjesë me të, kam filluar që të eksploroj, kamë shumë sende të tij. Dhe gjëja më e bukur që më ka shpëtuar jetën ka qenë një shami. Kam qenë në spital.

Rudina Magjistari: Nga se vuaje këtu pse ke qenë në spital?

Fidel Ylli: Unë isha në spital prej politikës. Nuk ishte ndonjë gjë shumë madhore ishte një hormon i stresit. Falë Amerikës atje dhe falë Dede Ahmetit i cili më del një ditë në ëndërr dhe më thotë ‘Zoti të ka dhënë një provë, që ti i ke të gjitha të mirat, nuk të mungon asnjë gjë, por të ka dhënë një provë që të dish se ç’është sëmundja, të dish se ç’është dhimbja dhe ti këtë gjë do e kalosh. Ishte një situatë që zgjati nja 3 vjet dhe u bë mrekullia që ajo shami që kisha në spital pa pritur e pa kujtuar më humbet. Unë e mbaja në xhep gjithë ditën dhe te toka ku flija. Xhami e Dede Ahmetit me frymën dhe erën e tij

Nga foltorja e OKB-së në shtator të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht për krijimin e një Shteti Bektashi, si një “Vatikan Bektashi”.

Deklarata e kryeministrit Rama u bë jehonë në mediat e huaja, por njëkohësisht ngjalli shumë debate në opinionin publik. Edhe pse për shumë kohë ishte një prej temave më të nxehta dhe të diskutuara, tani duket se është lënë në harresë. Po pse, nuk po flitet më për krijimin e Shtetit Bektashi dhe a do të ketë vërtet një “Shtet Bektashi” në Shqipëri?!

Fidel Ylli si një besimtar bektashi tha se krijimi i “Shtetit Bektashi” është lënë mënjanë për shkak të situatave të tjera politike, fushatat dhe zgjedhjet, por kjo s’do të thotë se është harruar.

Fidel Ylli: Nuk kam bërë një bisedë me kryeministrin që ta pyes rreth kësaj ideje, por kjo do të ishte një gjë shumë e bukur për të rritur turizmin. Pra Tirana duhet të ketë disa pika të rëndësishme turistike që turistët të vijnë dhe ta vizitojnë.

Rudina Magjistari: Por përse nuk po flitet më për këtë gjë?

Fidel Ylli: Sepse do kohën e vet. Jemi para disa fushatave të ndryshme, ishin zgjedhjet. Këto janë gjëra më të rëndësishme dhe ka kaluar në një plan tjetër. Por, unë besoj që shumë shpejt bashkë me Baba Mondin dhe gjithë këta Baballarë që kanë Asamblenë e Kryegjyshata Botërore do diskutojnë. Nuk mendoj se do të krijohet një shtet si Vatikani, që do ketë polici, por do të jetë një shtet që një dynja e tërë do vijë që ta vizitojë. Do të jetë një qendër turistike për ta vizituar më shumë. Kjo është një ide fantastike e kryeministrit Rama. Është një gjë që u dha në foltoren e Kombeve të Bashkuara dhe mendoj se do të bëhet shumë shpjet

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button