“Ore, kush e ka votuar ligjin për gayt”, Vasili kapet me Memën, Dorina: Ju po na merrni fëmijët

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma tema e gjinive krijoi debate mes të ftuarve.
Aktivistja, Dorina Mema tha se një nga projektet politike liberale progresiste është të krojojë dizinformim dhe se nuk është dhuna e konservatorëve ajo që sjell gjuhën e urrejtjes. Nderkohë aktori dhe ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Laert Vasili tha se në Shqipëri ligjin e martesave gej e ka votuar Sali Berisha si kryeministër dhe konservatorët e Shqipërisë.
Pjesë nga debati
Dorina Mema: Një nga projektet që ka politike liberale kongresiste është që duhet të krijoni dizinformim. Nuk është dhuna e konservatorëve dhe më vjen keq që po interpretohet në mënyrë të tillë. Konservatori është futur në cep të ringut dhe po mbrohet nga sulmi deri në vrasje i politikave liberale progresiste që nuk po ndalojnë. Këta po vijnë jo vetëm te fëmijët, po vijnë tek identiteti ynë, po vijnë tek gruaja.
Laert Vasili: Kush e votoi ligjin për martesën midid gjinive të njëjta. Kush e votoi ligjin mo
Dorina Mema: Pse nuk e bëni ligjin me referendum të gjinive. Pse kërkoni multigjini apo gjini gjithpërfshirëse në ligj. Ne ofendohemi injorantë, ne na merren fëmijet.
Laert Vasili: Kush ne?
Dorina Mema: Po të lutem shumë tani. I ke shqiptarët në këmbë për këtë ligj
Laert Vasili: Cili mo? Më fal se the të majtët liberalët etj. Në Shqipëri cili kryeministër ka nënshkruar ligjin për martësat gej
Dorina Mema: Nuk e kemi ne këtë ligj more zotri
Laert Valisi: Ka, ka.
Dorina Mema: Nuk e kemi o zotri, kemi ligj diskriminimi që është 10221.
Laert Vasili: Pse keni frikë të flisni mo, Berisha e ka bërë, Berisha ka lejuar martesat gej.
Dorina Mema: Është ligji i diskriminimit në vitin 2010.
Laert Vasili: Po ska qenë Rama në pushtet pra ka qenë Berisha se e hëngrët, e majta liberalja. Çfarë skenari, ne konservatorët po mbrohemi në cep si Muhamed Ali në ring, ku i gjetët këto mo
Dorina Mema: Je gabim, ti nuk vjen dot të bësh një ligj në multigjini këtu
Laert Vasili: E ka bërë e djathta pra në Shqipëri, konservatorët e djathtë./tch