Lajme
Aksident i rëndë në Qafë Mali – Fierzë, makina bie në 300m humnerë, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qafë Mali – Fierzë, pranë “Shkëmbit të Dardhës”.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 300 metra në humnerë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, P. Kola, i cili mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.