Bota

Grokipedia, ar*a e re e Elon Musk konkurron Wikipedia

Elon Musk ka njoftuar se shumë shpejt do të nxjerrë platformën e tij enciklopedike onlike, Grokipedia duke rivalizuar Wikipedia.

Ai tha se përdoruesit do të hyjnë fillimisht në një version beta.

Njeriu më i pasur i botës shkroi në X se Grokipedia do të prezantohet brenda dy javësh dhe platforma do të jetë “burimi më i madh dhe më i saktë i dijes në botë pa kontroll qendror.”

Grokipedia synon të sjellë informacione që mund të përdoren nga njerëzit dhe modelet e Inteligjencës Artificiale.

Musk i inkurajoi përdoruesit e X që “t’i bashkohen xAI dhe të ndihmojnë në ndërtimin e Grokipedia” që do të shërbejë si një “magazinë e hapur dijeje që është shumë më e mirë se Wikipedia.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button