Lajme

Bo*ba’ e ish-ndihmësit të Trump: Hetimi i FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë do zbulojë sa i përfshirë është Sorosi në Shqipëri

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, ish-ndihmësi i Donald Trump, George Papadopoulos tha se skandali McGonigal është më i madhi në historinë moderne të SHBA.

“Ky është skandali më i madh në historinë e politikës moderne të Amerikës. Çdo agjenci, qoftë e brendshme apo e jashtme, duhet të bashkëpunojë me administratën e presidentit Trump. Shumë agjenci dhe qeveri të tjera janë duke bashkëpunuar dhe kanë paraqitur prova që të çojnë drejt James Comey, ish-drejtori i FBI, ndaj të cilit janë ngritur akuza. Gjithashtu edhe ish-drejtori i CIA-s, John Brennan është nën akuza penale. Është një moment mjaft serioz në histori, ku administrata e Trump dëshiron t’i japë fund përdorimit të drejtësisë si një armë, dhe komunitetit të zbulimit si një armë. Charles McGonigal është prova fillestare e përdorimit të drejtësisë si armë kundër Trump dhe kundër qytetarëve amerikanë,” tha ai.

Më tej, Papadopoulos deklaroi se hetimet që po bëhen nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë do të zbulojnë sa i përfshirë është Sorosi në Shqipëri.

Më lejoni ta qartësoj, qeveria e SHBA, Departamenti i Drejtësisë po përpiqet të identifikojë komplotet ku janë përfshirë elementë brenda dhe jashtë vendit. Fondacioni Clinton, Komiteti Demokrat, administrata Obama, fushata Clinton dhe sigurisht George Soros është një prej financuesve kryesorë të të majtës dhe axhendës së propagandës dhe të lëvizjes së të majtëve në SHBA dhe jashtë, ku përfshihet edhe Europa juglindore. Edhe në Ballkan fondacioni Soros është shumë i përhapur, konkretisht në Shqipëri, Greqi apo shtete të tjera.

Edhe në nivel publik, drejtori i FBI-së ka thënë se po bëjnë hetime për sipërmarrje kriminale. Sa i përfshirë është Sorosi në Shqipëri, këtë do ta identifikojë dhe do të nxjerrë prova hetimi.

Por Departamenti i Drejtësisë në SHBA tani po ndjek të gjitha provat për të gjetur pistat e mundshme për të identifikuar korrupsionin brenda vendit dhe jashtë me lëvizjet e të majtëve,” tha ai.

I pyetur nëse ligji RICO mund të veprojë edhe në Shqipëri,Papadopoulos tha: “Patjetër. Statusi i ligjit antimafia amerikan ose RICO është një legjislacion që mungon në shumë vende. Shumë miq të mi personalë si Rudy Giuliani, që ka qenë kryetar i bashkisë së Nju Jorkut e ka shfrytëzuar për të shkatërruar mafien e Nju Jorkut.

Departamenti i Drejtësisë nuk i mbyll kufijtë e saj vetëm në SHBA, por është një krah që zgjatet, heton dhe gjurmon çdo aktivitet të mundshëm, qoftë edhe të organizatës së Sorosit, e cila fillon nga Shqipëria apo çdo vend tjetër dhe ka impakte më të gjera”./syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button